Sibel Kurtoğlu
15 Prill 2016•Përditësim: 16 Prill 2016
STAMBOLL (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan deklaroi se muslimanët nuk do të arrijnë t’i tejkalojnë problemet dhe vështirësitë e tyre derisa nuk arrijnë të jenë unik në dallimet e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdogan në fjalimin e tij në ditën e dytë dhe të fundit të Samitit të liderve të shteteve të Organizatës për Bashkëpunim Islamik u përqendrua në problemet në botën islame dhe në atë se çka nevojitet që ato të tejkalohen.
“Samitin e Stambollit e organizuam nën moton “me unitet dhe solidaritet për drejtësi dhe paqe”. Pa unitet dhe solidaritet është e pamundur që të ndërtojmë drejtësi dhe paqe. Mirëkuptimin tonë të unitetit doemos duhet ta formojmë në parimin e “unitetit në shumicë”.
Derisa nuk arrijmë të jemi unik me dallimet tona, si muslimanë nuk do të arrijmë t’i tejkalojmë vështirësitë tona”, tha Erdogan dhe shtoi: “Për keqardhje është fakti se trashëgimtarët e civilizimit i cili bazohej në paqen dhe drejtësinë sot ta përmendin në kontekst të luftërave civile, përleshjeve sektare dhe terrorizëm. Nëse me kujdes vëmë re, se cilat janë sot tre problemet tona më të mëdha? Ato janë sektarizimi, racizmi dhe terrorizmi”. Ai tha se këto tre probleme seriozisht e dobësojnë botën islame dhe paraqesin arsye për gjakderdhje.
“Kur janë në pyetje sektet, ne nuk jemi as të fesë shiite as sunite, kjo është diçka krejtësisht tjetër. Feja jonë e vetme është islami. Unë jam musliman. Kjo tjetra mund të jetë ndonjë rrugë dhe këtë do ta respektojmë, por nuk do të lejojmë që të bëhet polemikë rreth islamit. Nuk do të kërkojmë rrugë të reja aq të kemi rol në shkaktimin e konfuzionit”, tha Erdogan.