İzzet Taşkıran
26 Janar 2022•Përditësim: 26 Janar 2022
Drejtori i Përgjithshëm i Turkish Airlines (THY), Bilal Ekşi njoftoi se deri në orën 13:00 në aeroportin e Stambollin janë planifikuar gjithsej 131 fluturime përfshirë fluturimet vajtje-ardhje, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Twitteri, Ekşi tha se fluturimet në Aeroportin e Stambollit po kthehen gradualisht në normalitet. "Gjatë orës 07:00-13:00 janë planifikuar 131 udhëtime (vajtje-ardhje). Ju lutem para ardhjes në aeroporte kontrolloni situatën e fluturimit tuaj nga faqja jonë e internetit", tha Ekşi.
Udhëtarët e Turkish Airlines mund të sigurojnë informacion lidhur me fluturimet e tyre në adresën "https://www.turkishairlines.com/tr-tr/istanbulda-yasanan-hava-muhalefeti/".