Merve Gül Aydoğan Ağlarcı
16 Korrik 2020•Përditësim: 17 Korrik 2020
Forcat turke të sigurisë kanë arrestuar së paku 4 terroristë të YPG/PKK-së në veri të Sirisë, përtej kufirit jugor të Turqisë, tha sot Ministria e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Katër terroristë të YPG/PKK-së, të cilët u zbuluan se kryejnë veprimtari terroriste që synojnë të prishin paqen dhe mjedisin e sigurt në rajonin e operacionit 'Dega e Ullirit' u arrestuan para se të arrinin ambiciet e tyre të pabesa", bëri të ditur Ministria në Twitter.
Që nga viti 2016, Turqia ka filluar operacione të suksesshme antiterroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe të mundësojë zgjidhjen paqësore nga vendasit: "Mburoja e Eufratit" (2016), "Dega e Ullirit" (2018) dhe "Pranvera e Paqes" (2019).