Ali Murat Alhas
14 shtator 2019•Përditësim: 16 shtator 2019
Forcat turke të sigurisë sot "neutralizuan" gjithsej 5 terroristë në provincën lindore Van, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate të Ministrisë së Brendshme, terroristët e armatosur u "neutralizuan" në operacionet e forcave speciale të xhandarmërisë të kryera në rrethin rural Gjevasit të provincës.
Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën "të neutralizuar" në deklarata me çka nënkupton se terroristët në fjalë u dorëzuan, u vranë ose u kapën.
Sipas Ministrisë së Brendshme Turke, vazhdojnë operacionet në provincën lindore Van.