Ferdi Türkten
19 Nëntor 2021•Përditësim: 19 Nëntor 2021
Forcat turke neutralizuan nëntë terroristë të PKK/YPG-së në rajonet e operacioneve "Kthetra Tigri", "Burimi i Paqes" dhe "Dega e Ullirit", transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria turke e Mbrojtjes në një deklaratë theksoi: "Ushtarët turq janë duke i ndjekur 'këmba këmbës' terroristët. Forcat tona neutralizuan gjithsej nëntë terroristë të PKK/YPG-së, përfshirë tre terroristë në rajonin e operacionit 'Kthetra Tigri', dy në rajonin e operacionit 'Burimi i Paqes' dhe katër terroristë në rajonin e operacionit 'Dega e Ullirit'".