Deniz Açık
14 shtator 2016•Përditësim: 15 shtator 2016
ESKISHEHIR (AA) - Gjatë gërmimeve në lokalitetin arkeologjik Kanlitas që gjendet në rrethin Inonu të Eskishehirit në Turqi e që i përket periudhës së vitit 6.000 mijë para erës sonë, janë gjetur mostra të drithërave më të vjetër në Anadoll, siç janë gruri, elbi, rrodhja dhe bimë të tjera, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Grupit Gërmues dhe Anëtari i Stafit Akademik në Departamentin e Arkeologjisë në Universitetin Anadolu Doc. Dr. Ali Umut Turkcan, në deklaratën për gazetarin e AA-së, tha se në punimet në kodrinë i kanë filluar përmes hulumtimeve vertikale në vitin 2008-2009.
Turkcan theksoi se përmes lejes së siguruar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit në vitin 2008 kanë gërmuar pjesën më të madhe të rrafshirës Inonu për ta kuptuar më mirë Lokalitetin Arkeologjik Kanlitas dhe rrethinën e saj.
“I filluam punimet në vitin 2013 me mbështetjen e Muzeut Arkeologjik të Eskishehirit. Gërmimet në Lokalitetin Arkeologjik Kanlitas i filluam në pjesën e majës. Kanlitas, i cili është nga lokalitetet e rralla arkeologjike në Anadollin Perëndimor, qëndron në një bllok shëmbor të pavarur prej 25 metrash. Vendi në fjalë, është njëri nga vendet e ndërprerjes mes Rajonit të Marmarasë dhe Anadollit Qendror. Si rezultat i gjetjeve në kuadër të punimeve gërmuese, kemi zbuluar se vendbanimi në rajon mund të datojë deri para 300 mijë vitesh", tha ai.
- “Kanlitas përkon me kohën e përhapjes së bujqësisë” -
Turkcan vuri në pah se në Luginën Kuzfindik që ndodhet brenda Lokalitetit Arkeologjik Kanlitas kanë vërejtur se njerëzit kanë jetuar aty pandërprerë që nga periudha e paleolitit e deri në periudhën e Perandorisë Osmane.
Duke rrëfyer se gjatë punimeve në lokalitet kanë hasur në shumë shembuj drithërash, Turkcan tha se adaptimi i drithrërave ka ndodhur para 10-11 mijë vitesh.
"Kalimi i Anadollit në bujqësi ka ndodhur para nëntë mijë vitesh. Ai tha se Lokaliteti Arkeologjik Kanlitas përkon me kohën kur filloi përhapja e bujqësisë. Pamë qartë shembuj të grurit, elbit, rrodhës dhe buxhakut nëpër depo. Kishin përdorur edhe bimë bishtajore. Drithërat e vjetër tetë mijë vite i nxorrëm në dritë. Arritëm të posedojmë një nga mostrat më të vjetër të drithërave në Anadollin Perëndimor.”