Sarp Özer
11 Janar 2019•Përditësim: 12 Janar 2019
ANKARA (AA) - Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, në lidhje me një operacion të mundshëm në Munbixh, Lindje të Eufratit, tha se janë bërë planifikimet e nevojshme dhe se përgatitjet e tyre vazhdojnë intensivisht, raporton Anadolu Agency (AA).
Akar, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Turke, Yaşar Güler dhe komandanti Forcave Tokësore të Ushtrisë Turke, Ümit Dündar zhvilluan inspektime mbi trupat në kufirin me Sirinë.
Ministri turk i Mbrojtjes, në deklaratën e tij tha se janë bërë planifikimet e nevojshme në lidhje me Munbixhin dhe Lindjen e Eufratit dhe se përgatitjet vazhdojnë intensivisht.
"Kur vjen koha dhe vendi, ngjashëm me operacionet e mëparshme, edhe terroristët në këtë vend do të varrosen në istikamet që kanë gërmuar", u shpreh Akar.
"Republika e Turqisë është shumë e vendosur për t'i dhënë fund terrorit ku do qoftë, në vendin tonë ose jashtë kufijve tonë", deklaroi ai duke theksuar më tej se:
"Synimi jonë i vetëm janë terroristët, është DEASH-i, PKK/YPG-ja. Çdokush e di që ne nuk kemi asnjë problem me vëllezërit tanë kurdë jemi si mish e thua".