Tutku Şenen,Satuk Buğra Kutlugün,İlker Girit
18 Nëntor 2016•Përditësim: 19 Nëntor 2016
SIIRT (AA) – Katër minatorë humbën jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut që shkaktoi shembjen e minierës së bakrit në juglindje të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Punës, Mehmet Muezzinoglu konfirmoi lajmin të premten. "Trupat e katër prej 16 minatorëve të cilët ishin bllokuar nën tokë pas rrëshqitjes së dheut janë gjetur”, tha ai gjatë një takimi që realizoi në provincën perëndimore Balikesir.
Ministri tha se ekipet e shpëtimit janë duke punuar për të arritur te 12 minatorët e tjerë të bllokuar nën tokë, për të shtuar se tragjedia është shkaktuar nga shiu i madh që kishte rënë në zonën ku ndodhet miniera në provincën Siirt.
Kryeministri Binali Yildirim është njoftuar për aksidentin dhe është duke marrë përditësimet rreth aksidentit.