Esin Işık
09 Korrik 2021•Përditësim: 09 Korrik 2021
Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare njoftoi se janë neutralizuar 5 terroristë në rajonet "Burimi i Paqes" dhe "Mburoja e Eufratit", transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën në llogarinë e mediave sociale të Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se komandoja turke neutralizoi 5 terroristë të PKK/YPG të cilët po përgatiteshin të kryejnë sulm, përfshirë 4 terroristë në rajonin "Burimi i Paqes" dhe një në rajonin e "Mburoja e Eufratit".