Jeyhun Aliyev
17 Shtator 2019•Përditësim: 18 Shtator 2019
Gjatë operacioneve ajrore të forcave turke në veri të Irakut janë neutralizuar tre terroristë të PKK-së, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Terroristët u neutralizuan në rajonin Gara si pjesë e operacionit në vazhdim “Kthetra”, tha ministria në Twitter.
Autoritetet shpesh përdorin fjalën "neutralizuar" në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.
Sulmet ajrore shkatërruan gjithashtu vendqëndrimin e armëve dhe strehimoret e përdorura nga PKK-ja, thuhet më tej.
Më 27 maj, Turqia filloi operacionin "Kthetra” kundër PKK-së në rajonin Hakurk në veri të Irakut.
Në mes të korrikut dhe në fund të gushtit, Turqia filloi gjithashtu operacionet "Kthetra-2" dhe "Kthetra-3" në veri të Irakut me të njëjtin qëllim.
Ofensiva e vazhdueshme ka neutralizuar dhjetëra terroristë deri më tani.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja, e renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.