Ekrem Payan
12 Korrik 2020•Përditësim: 13 Korrik 2020
Si rezultat i punimeve bindëse të policisë së qytetit Şırnak në Turqi, një terroriste e PKK-së u është dorëzuar forcave të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e drejtorisë së policisë së Şırnak-ut vazhdojnë punimet e tyre për bindje duke kontaktuar familjet e personave që i janë bashkuar organizatës terroriste të PKK-së.
Në kuadër të kësaj si rezultat i punës së kryer nga shërbimet inteligjente MIT dhe drejtoria e policisë së Şırnak-ut nën koordinimin e Ministrisë së Brendshme, mësohet se një ditë më parë u dorëzua në postën kufitare në zonën Nusaybin të qytetit Mardin, M.B. (22) e cila i ishte bashkangjitur organizatës terroriste 5 vite më parë.
M.B. në qytetin Şırnak u takua me familjarë të saj ku gjatë takimit u përjetuan momente emocionale pasi M.B, dhe dy motrat e saj nuk mundën t'i mbanin lotët.
Në një deklaratë për gazetarët, M.B. shpjegoi se iu bashkua organizatës në vitin 2015 për arsye familjare dhe se gjatë kësaj periudhe ka kryer aktivitete brenda YPJ, degës së grave të organizatës terroriste YPG/PKK në Siri dhe në veri të Irakut.
Pasi ka thënë se është ndikuar nga personat që janë larguar kohët e fundit nga organizata që janë bashkuar me familjet e tyre, M.B. tha se "Jam shumë e penduar që i jam bashkuar organizatës. Jam e lumtur që u bashkova me familjen time".
Ndër të tjera motrat e M.B. shprehën falënderime për policinë duke thënë se janë të lumtura për bashkimin me motrën e tyre.