Fatma Bülbül
12 Janar 2017•Përditësim: 12 Janar 2017
GAZIANTEP (AA) – Numri i refugjatëve sirianë të cilët nga Turqia janë kthyer në Jarabulus është rritur në rreth 24.000, prej kur Ushtria e Lirë Siriane (ULS) e mbështetur nga ushtria turke çliroi qytetin në provincën e Halepit, raporton Anadolu Agency (AA).
Kreu i zyrës rajonale të Gaziantepit për Emigracion tha për AA se numri i përgjithshëm i refugjatëve të kthyer në Siri nga Turqia nga shtatori e këndej është 23.926.
Pas regjistrimit i cili u bëhet refugjatëve, sirianët përfshirë gratë dhe fëmijët dërgohen në Jarabulus, por vetëm pasi të kalojnë kontrollet e sigurisë në vendkalimin kufitar.
Ofensiva “Mburoja e Eufratit” ka filluar më 24 gusht të vitit 2015 në veri të Sirisë për të neutralizuar kërcënimin terrorist me theks mbi DEASH-in dhe me qëllim të forcimit të sigurisë në vijën kufitare siriano-turke.
Ofensivën e kryesojnë forcat opozitare siriane, ndërsa në pajtim me të drejtën ndërkombëtare për vetëmbrojtje i mbështesin forcat turke, si dhe koalicioni ndërkombëtar për luftë kundër DEASH-it.