Tuğrul Çam
20 Mars 2019•Përditësim: 20 Mars 2019
Përfaqësuesit e vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) do të mblidhen në Stamboll për të diskutuar sulmin terrorist të kryer të premten në dy xhami në Zelandën e Re, raporton Anadolu Agency (AA).
Burimet diplomatike njoftojnë se zyrtarët turq, në takimin e Këshillit Drejtues të OBI-t të planifikuar për 22 mars kanë ftuar përfaqësues të të gjitha vendve anëtare. Deri më tani praninë e tyre e kanë konfirmuar përfaqësues të rreth 20 vendeve anëtare
Në takim do të marrin pjesë ministrat e Jashtëm të Iranit, Libisë, Indonezisë, Pakistanit, Afganistanit, Sudanit, Katarit dhe Somalisë, ndërsa pritet prania edhe të disa ambasadorëve dhe të dërguarve të posaçëm nga disa vende.
Gjithashtu pritet dhe adresimi i presidenti të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Zëvendëspresidenti turk Fuat Oktay dhe ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu gjatë vizitës në Zelandën e Re pas sulmit terrorist u bënë thirrje zyrtarëve të Zelandës së Re të marrin pjesë në takimin e OBI-t.
Pritet prania e Zëvendëskryeministrit të Zelandës së Re dhe ministrit të Jashtëm Winston Peters dhe ministres për Komunitetet Etnike Jenny Salese.
"Ky aktivitet i rëndësishëm do t'i mundësojë Zelandës së Re të përballet me terrorizmin dhe të flasë më zëshëm me partnerët e saj rreth vlerave midis të cilave qëndron toleranca fetare", tha Peters.
Në sulmet ndaj xhamive Al-Noor dhe Linwood në Christchurch, të kryera më 15 mars 2019, u vranë të paktën 50 persona.