Mustafa Güngör
07 Janar 2017•Përditësim: 08 Janar 2017
MERSIN (AA) - Policia turke ka arrestuar 4 shtetas të Çeçenisë, të cilët po tentonin të udhëtonin drejt Sirisë, me qëllim bashkimin me organizatën terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas shërbimet informative kanë marrë informacion se 4 shtetasit të Çeçenisë ishin drejtuar kufirit me Sirinë, ekipet e anti-terrorit janë vënë në lëvizje.
Në sajë të një operacioni policia ka bërë të mundur ndalimin e 4 personave, Mansur Hattı, Ahmet Rafia, Fuat Alanmar dhe Hysejin Amad.
Policia ka thënë se gjatë kontrollit atyre i është gjetur edhe dokument të falsifikuar, të sirianëve që jetojnë përkohësisht në Turqi.
Për të 4 të ndaluarit gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg.