Yıldız Nevin Gündoğmuş
25 Maj 2019•Përditësim: 26 Maj 2019
Forcat e Armatosura Turke (TSK) ndërmorrën sulme ajrore në veri të Irakut gjatë të cilave bombarduan pozicionet e terroristëve të PKK-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria turke e Mbrojtjes njofton se operacionet u ndërmorrën në zonën Hakurk, ndërkaq objektiv ishin bazat dhe depot e armëve të terroristëve të PKK-së të cilat u shkatërruan.
PKK është organizatë separatiste e cila ndodhet në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).