Meltem Öztürk
22 Nëntor 2015•Përditësim: 22 Nëntor 2015
ANKARA (AA) - Kanë përfunduar aplikimet për kandidat si kryetarë të Kuvendit të Madh të Turqisë. Ndërkohë sot pritet të nisë dhe seanca e parë për votimin e kandidatëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Për kryetarë të Parlamentit të Turqisë kandidojnë: İsmail Kahraman nga AK Partia, i cili është deputet i Stambollit. Deputete e Partisë Republikane Popullore në Ankara, Gülsün Bilgehan, Deputet i Partisë Nacionaliste (MHP) të Kajeserit, Yusuf Halaçoğlu dhe deputeti i Partisë Demokratike të Popujve (HDP) Dengir Mir Mehmet Fırat.
Seanca e parë e konstituimit të Parlamentit të Turqisë u realizua më 17 nëntor.