Sinan Uslu
06 Mars 2018•Përditësim: 06 Mars 2018
ANKARA (AA) - Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marrë nga burimet presidenciale, Erdoğan i ka shprehur ngushëllime Aliyev-it dhe popullit të Azerbajxhanit në lidhje me zjarrin në një Qendër për Rehabilitim nga Droga.
Dy liderët gjithashtu kanë trajtuar marrëdhëniet bilaterale.
Të premten e kaluar, të paktën 30 persona humbën jetën si pasojë e përhapjes së zjarrit në një Qendër për Rehabilitim nga Droga në Azerbajxhan.a