Mikail Bıyıklı
21 tetor 2025•Përditësim: 21 tetor 2025
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u nis për një vizitë zyrtare në Kuvajt, raporton Anadolu.
Presidenti Erdoğan u nis me avionin e tij për në Kuvajt nga Aeroporti Atatürk.
Nga aeroporti, Erdoğan u përcoll nga Guvernatori i Stambollit, Davut Gül, kryetari i AK Partisë për Stambollin, Abdullah Özdemir, dhe zyrtarë të tjerë.
Gjatë vizitës së tij për në Kuvajt, presidenti Erdoğan shoqërohet nga bashkëshortja e tij Emine Erdoğan, si dhe nga ministri i Jashtëm Hakan Fidan, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, ministri i Thesarit dhe Financave, Mehmet Şimşek, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, ministri i Industrisë dhe Tregtisë, Mehmet Fatih Kacır, ministri i Tregtisë, Ömer Bolat, zëvendëskryetari dhe zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Ömer Çelik, zëvendëskryetari i AK Partisë dhe shefi i Politikave Shëndetësore, Halit Yerebakan, zëvendëskryetarja e Grupit të AK Partisë, Özlem Zengin, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT), İbrahim Kalın, drejtori i Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Burhanettin Duran, drejtori i Industrive të Mbrojtjes Presidenciale, Haluk Görgün dhe këshilltari Kryesor i Presidencës për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Akif Çağatay Kılıç.
Në kuadrin e vizitës, Erdoğan pritet të zhvillojë takime dypalëshe me Emirin e Kuvajtit, Sheikh Mishal Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, takime mes delegacioneve dhe të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve.