Enes Kaplan
06 tetor 2017•Përditësim: 06 tetor 2017
ANKARA (AA) – Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, me nderimet më të larta shtetërore në Ankara priti presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan e priti Maduron në hyrje të pallatit presidencial, ndërsa më pas u intonuan himnet e dy vendeve.
Pas ardhjes para pallatit presidencial, Maduro ushtarët e gardës presidenciale i përshëndeti me fjalët “merhaba asker” (përshëndetje ushtarë).
Pas fotografimit të përbashkët para pallatit presidencial, vijoi takimi i dy liderëve, pas së cilës është planifikuar edhe konferenca e përbashkët për mediat.