Arif Yavuz
25 janar 2025•Përditësim: 26 janar 2025
Një person në Afyonkarahisar jeton me të afërmit e tij në shtëpinë e tij dykatëshe, 75 metra katrorë, me pesë dhoma, për të cilën ai përdori 600 tufa kashtë në ndërtimin e saj, raporton Anadolu.
55-vjeçari Hamza Özdemir, i cili punon si nëpunës civil në Drejtorinë Provinciale të Shëndetit, vendosi të ndërtojë një shtëpi kashte në tokën e tij në fshatin Balçıkhisar në rrethin Şuhut të ngjashme me atë që pa në Istanbul.
Me mbështetjen e vëllait dhe nipit të tij, dhjetë vite më parë ai ndërtoi një "shtëpi prej kashte" dykatëshe, 75 metra katrorë, me pesë dhoma dhe shtatë dritare, duke përdorur 600 tufa kashte, 21 metra kub lëndë druri, hekur, 200 thasë çimento, gur dhe disa materiale ndërtimi.
- "Të gjitha dhomat janë të freskëta në verë dhe të ngrohta në dimër"
Özdemir, i cili dikur jetonte në një shtëpi me nënën dhe vëllain e tani me tezen dhe nipat, tha se kur vendosi të ndërtojë shtëpinë mendoi se "si mund të bëhet një shtëpi me kashtë". Ai u shpreh se ka hasur në mendime negative për këtë, por asnjëherë nuk ka hequr dorë nga ëndrra e tij.
Ai shpjegoi se ata vendosën balona kashte si tulla njëra mbi tjetrën duke përdorur baltën dhe shtëpia nuk ka kolona apo trarë përveç se te dritaret dhe dyert.
- Özdemir i kënaqur me shtëpinë që ka ndërtuar me një kosto të ulët
Özdemir tha se ishte shumë i kënaqur me shtëpinë e tij të ndërtuar me çmim të ulët.
"Kjo shtëpi na mjafton. Nuk ka nevojë për një më të shtrenjtë. Meqenëse jam nëpunës civil, zakonisht vij në fundjavë dhe në ditët e pushimit, por unë kam të afërm që jetojnë në shtëpi. Kjo është shtëpia jonë në fshat. Prej 10 vitesh ka dalë tym nga oxhaku i tij. Jemi të lumtur që ndërtuam shtëpinë me kashtë. Nëse dikush dëshiron të marrë informacion për shtëpinë, ne mund të ndajmë përvojat tona", u shpreh Özdemir.