Halil Demir,Halis Akyıldız
20 Maj 2021•Përditësim: 20 Maj 2021
Forcat e sigurisë në Stamboll bastisën të paktën 20 adresa dhe arrestuan 18 terroristë të dyshuar të DEASH-it, shtetas të huaj, tha një burim i sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e anti-terrorit kryen operacione për arrestimin e të dyshuarve nën akuzat si operativë të grupit terrorist dhe të komplotit për përgatitje të sulmeve terroriste, tha burimi i cili foli në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për të folur për media.
Gjatë operacionit u sekuestruan sasi e konsiderueshme dokumentesh organizative dhe material dixhital, shtoi burimi.
Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in organizatë terroriste.
Turqia që nga ajo kohë është sulmuar nga grupi terrorist, me më shumë se 300 persona të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur në të paktën 10 sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura.
Si përgjigje, Turqia nisi operacione anti-terroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.