Halil Demir,Abidin Mutlu Bozdağ,İsmail Özdemir
06 Janar 2016•Përditësim: 06 Janar 2016
STAMBOLL (AA) - Si rezultat i hapjes së zjarrit me armë ndaj ekipit të policisë në rajonin Beyoğlu të Stambollit plagoset një oficer policie, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marrë mësohet se persona të pa identifikuar kanë hapur zjarr ndaj patrullës së policisë e cila ishte duke patrulluar në lagjen Surur.
Ndër të tjera mësohet se si rezultat i këtij sulmi është plagosur një oficer policie i cili është dërguar për trajtim mjekësor në spital.