Gözde Bayar
30 tetor 2020•Përditësim: 30 tetor 2020
Pesë terroristë të PKK-së u arrestuan në provincën juglindore Diyarbakir të Turqisë, njoftoi sot një burim i sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Terroristët u arrestuan në një operacion nga ekipet e xhandarmërisë provinciale, tha burimi, duke kërkuar të mbetet anonim për shkak të kufizimeve për të folur për media.
Terroristët ishin fshehur në male në Diyarbakir dhe po bënin komplot për sulme ndaj qyteteve metropolitane të Turqisë, shtoi burimi.
Terroristët e arrestuar u identifikuan si A.Y., me emrin e koduar Avjin; I.A., me emrin e koduar Hermesim; M.K., me emrin e koduar Azad, Amed; V.S., me emrin e koduar Ali; dhe O.S., me emrin e koduar Bawer.
Terroristët e PKK-së ishin të trajnuar për prodhimin e bombave, përdorimin e armëve dhe përdorimin e kamerave dhe sistemeve të sigurisë, tha burimi.
Që të gjithë u janë dorëzuar autoriteteve gjyqësore, shtoi burimi.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjet e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.