Meryem Göktaş
20 Nëntor 2018•Përditësim: 20 Nëntor 2018
DENIZLI (AA) – Janë gjetur kufomat e dy pilotëve të vdekur dhe mbetjet e avionit që dje u rrëzua gjatë fluturimit në perëndim të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Avioni për trajnim u rrëzua dje në periferinë e paarritshme Karacasu në provincën Aydin.
Fatkeqësia ndodhi pasi avioni u ngrit nga aeroporti Cildir në Aydin.
Prefekti i provincës fqinje Denizli, Hasan Karahan, njoftoi se mbetjet e avionit dhe kufomat e të pësuarve janë gjetur sot në mëngjes.
Karahan tha se shkaku i aksidentit është pjesë e hetimit. Ai shtoi se kushtet e këqija klimatike ose ndonjë defekt teknik me siguri ka qenë shkaku i rrëzimit të avionit.