Mesut Varol
30 Qershor 2021•Përditësim: 01 Korrik 2021
Pjesëtarët e forcave të sigurisë në Van, Turqi, kanë konfiskuar mbi 51 kilogramë heroinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e zyrës së prefektit theksohet se ekipe të xhandarmërisë vazhdojnë aktivitetet në kuadër të luftës kundër trafikimit me narkotikë.
Gjatë operacionit në Testili, në vendbanimin Aydemir, mbi 51 kilogramë drogë u sekuestruan në dy thasë, ndërkohë u arrestuan dy persona.