Burcu Çalık
19 gusht 2017•Përditësim: 20 gusht 2017
ANKARA (AA) – Të paktën katër pjesëtarë të organizatës terroriste separatiste PKK janë neutralizuar në sulmin ajror të forcave turke në Van, qytet në lindje të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë (TSK), theksohet se avionët turq mëngjesin e sotëm kanë kryer sulme ndaj pozicioneve të PKK-së në Baskala, pranë qytetit Van.
Gjatë sulmeve janë neutralizuar të paktën katër pjesëtarë të PKK-së, të cilët ishin duke përgatitur kryerjen e aktiviteteve terroriste.
PKK është në listën e organizatave terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).