Ekip
15 Nëntor 2015•Përditësim: 15 Nëntor 2015
ANKARA (AA) - Forcat turke të sigurisë kanë hapur zjarr ndaj një makine pasi u zbulua se u takon militantëve të DAESH-it. Automjeti po lëvizte ndaj një makine të blinduar të stacionit kufitar Ermish në qarkun Oguzeli të Gaziantep-it që ndodhet në juglindje të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në zjarrin e hapur katër militantë të DAESH-it janë neutralizuar. Sipas informacioneve të burimeve të sigurisë, ngjarja ndodhi sot në qarkun Oguzeli të Gaziantep-it. Dy automjete me militantë të armatosur të DAESH-it u zbuluan se janë duke avancuar ndaj automjetit të blinduar të stacionit kufitar Ermish.
Dy automjetet në fjalë janë paralajmëruar nga ana e personelit të automjetit të blinduar. Militantët e DAESH-it iu kanë përgjigjur paralajmërimit me zjarr, ku është goditur një automjet i tyre ndërsa janë neuralizuar 4 militantë të DAESH-it. Automjeti tjetër dhe militantët në të kanë ikur.