Sefa Şahin
10 Gusht 2021•Përditësim: 10 Gusht 2021
Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë ka bërë të ditur se forcat turke të sigurisë kanë neutralizuar të paktën tre terroristë në një operacion në pjesën juglindore të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e ministrisë turke theksohet se terroristët u sulmuan nga forcat e xhandarmërisë me mbështetjen e Forcave Ajrore Turke në operacionin Eren-13 në provincën Şırnak.
Në njoftim thuhet se vazhdojnë operacionet në rajon.
Autoritetet turke përdorin termin "neutralizuar" që nënkupton se terroristët në fjalë u dorëzuan, u vranë ose u kapën.
Operacioni Eren, i emëruar sipas Eren Bulbul, një 15-vjeçar i cili u vra nga organizata terroriste PKK në vitin 2017, filloi në janar me qëllim të eliminimit të terroristëve të PKK-së në.
Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e gati 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.