Şener Toktaş
21 janar 2018•Përditësim: 22 janar 2018
BITLIS (AA) – Dy ushtarë turq kanë humbur jetën, ndërsa gjashtë të tjerë janë lënduar, pasi gjatë aksionit kundër organizatës terroriste PKK mbi ta ka rënë një ortek, bëhet e ditur nga zyra e prefektit të qytetit Bitlis, në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftim bëhet e ditur se orteku mbi pjesëtarët e forcave turke të sigurisë ka rënë gjatë aksioneve antiterroriste në distriktin Hizan.
Ushtarët e lënduar nuk janë në rrezik jete. “Të lënduarit me helikopter janë transferuar në Bitlis dhe spitalin shtetëror në Hizan. Në vendin e fatkeqësisë janë dërguar ekipe të AFAD-it (Agjencisë Shtetërore Turke të Menaxhimit me Emergjenca)”, theksohet në njoftim.