Hatice Özdemir
01 janar 2016•Përditësim: 02 janar 2016
ANKARA (AA) - Në vazhdimin e operacioneve anti-terroriste nga forcat e sigurisë nga 15 dhjetori në juglindje të Turqisë, dje në Cizre të provincës Sirnak, u vranë 12 pjestarë të organizatës terroriste PKK, thuhet në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë operacioneve janë shkatërruar gjashtë mjete shpërthyese si dhe tetë barrikada. Në Cizre që nga fillimi i operacioneve janë vrarë 173 terroristë.