Şengül Oymak,Metin Girgin
28 nëntor 2018•Përditësim: 29 nëntor 2018
KOCAELI (AA) - Disa punëtorë kanë mbetur nën shtyllën e betonit e cila u shemb gjatë ndërtimit të një viadukti në autostradën Marmara Veriore në Gebze, në veriperendim të qytetit turk Kocaeli, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informatave që ka marrë gazetari i AA-së, mëngjesin e sotëm shtylla e betonit u shemb nga viadukti në ndërtim.
Nën shtyllën e betonit kanë mbetur disa punëtorë, shpëtimi i të cilëve është në vijim e sipër. Në vendin e fatkeqësisë kanë mbërritur një numër ekipesh të Agjencisë shtetërore turke për Menaxhim me Situata Emergjente (AFAD), si dhe ekipet zjarrfikëse dhe të emergjencës.
Ky është viadukti që po ndërtohet në autostradën e cila përmes urës "Yavuz Sulltan Selim" do të lidhë pjesën evropiane me atë aziatike të Stambollit.