Handan Kazancı
05 Tetor 2020•Përditësim: 06 Tetor 2020
Turqia akuzoi sot presidentin francez Emmanuel Macron për "inkurajimin e Islamofobisë" me vërejtjet e tij të fundit duke pretenduar se "Islami është në krizë", transmeton Anadolu Agency (AA).
"Pretendimi nga presidenti Macron se 'Islami është në krizë' është një deklaratë e rrezikshme dhe provokuese, duke inkurajuar islamofobinë dhe demagogjinë anti-muslimane", shkroi në Twitter zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın.
"Duke e bërë islamin dhe muslimanët kurban për dështimet e Republikës Franceze është shumë larg politikës racionale", shtoi ai.
Të premten e kaluar, Macron njoftoi një plan të diskutueshëm kundër të ashtuquajturit "separatizëm islamik" në vend.
Në një fjalim, Macron pohoi se islami është një fe që "po përjeton një krizë në të gjithë botën".