Recep Bilek
20 Maj 2021•Përditësim: 21 Maj 2021
Sipas një burimi sigurie, Turqia do të deportojë tre shtetas irakianë, të cilët u arrestuan për lidhje të dyshuara me grupin terrorist DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Të dyshuarit u arrestuan të premten e kaluar në kuadër të hetimit të nisur nga Zyra e Kryeprokurorit Publik në provincën veriore të Samsunit, tha burimi, i cili kërkoi të mbetet anonim për shkak të kufizimeve për të folur me media.
Me direktivë të zyrës së prokurorit, të dyshuarit u dorëzuan në polici për deportim.
Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in një grup terrorist.
Turqia që nga ajo kohë është sulmuar nga grupi terrorist, me më shumë se 300 njerëz të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur në të paktën 10 sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura.
Si përgjigje, Turqia nisi operacione antiterroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.