Özcan Yıldırım
16 Prill 2017•Përditësim: 17 Prill 2017
ANKARA (AA) - Anadolu Agency (AA) ka informuar publikun çdo moment përmes një sistemi të posaçëm publikimi të titulluar "Referendumi Popullor 16 prill 2017".
AA ka kryer rregullime të infrastrukturës për ti ardhur në ndihmë kërkesave të mëdha për lajme. Në këtë mënyrë ajo ka mundur të çojë tek populli në kohë reale dhe të sigurtë të gjitha përfundimet në këtë referendum.
Fillimi i numërimit të votave nga 32 qytete të lindjes dhe juglindjes së Anadollit filloi në orën 16:00, ndërsa rreth orës 17:00 sipas kohës lokale, AA iu ka dërguar të gjitha abonentëve të saj informacione të sigurta dhe në kohë rekorde në saje të një sistemi të veçantë të ngritur posaçërisht për zgjedhjet. AA ka qëndruar besnike ndaj ndalimit të publikimeve të Komisionit të Lartë të Zgjedhjeve dhe menjëherë pas heqjes së këtij ndalimi në orën 18:01, ka nisur të japë dhe përfundimet e para.
AA e cila iu ka përcjellë për rreth 2.5 orë rezultatet paraprake abonentëve të saj, arriti kështu dhe një tjetër sukses ashtu sikurse në 5 proceset e zgjedhjeve të kaluara.
Në platformën speciale të ngritur vetëm për zgjedhje janë abonuar 24 media, ndërsa ka shërbyer për 70 televizione për ekranin e të dhënave.
Rreth 1 milion vizitorë kanë ndjekur përfundimet në AA. Rezultatet e referendumit janë transmetuar në 11 gjuhë të ndryshme të botës, përfshirë edhe në gjuhën shqipe.
Kazancı: Populli vendosi "po" në këtë referendum'
Drejtori i Përgjithshëm dhe Kryetari i Bordit Drejtues të AA, Şenol Kazancı, ka thënë se "Populli vendosi 'po' në këtë referendum."
Kazancı ka thënë se Anadolu Agency (AA) ka qenë preh e shumë sulmesh kibernetike gjatë këtij procesi, por se nuk ia arritën të thyejnë rrjetin. Ai ka theksuar se në këtë mënyrë rezultatet janë përcjellë pa ndonjë problem.
Şenol Kazancı ka falënderuar gjithashtu punonjësit për suksesin e arritur në 5 zgjedhjet e fundit.