Seda Sevencan
07 shtator 2020•Përditësim: 07 shtator 2020
Policia turke ka sekuestruar mbi 105 kilogramë heroinë gjatë bastisjeve në të gjithë vendin, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjithsej 56,4 kg heroinë u gjetën në pako të fshehura brenda bagazhit të një makine të braktisur në rrethin Tuşba të provincës Van.
Një qen nuhatës ndihmoi në kërkimin. Ndjekja është duke u zhvilluar për të gjetur të dyshuarit.
Ndaras, policia sekuestroi 49,8 kg heroinë në provincën Aksaray.
Pjesëtarët e anti-narkotikëve ndaluan një makinë në autostradën Adana-Aksaray dhe gjetën 94 pako me heroinë brenda bagazhit.
Pas arrestimit të drejtuesit të makinës, i identifikuar vetëm nga inicialet R.A, policia zgjeroi operacionin dhe arrestoi tre të dyshuar të tjerë.
Një gjykatë lokale më vonë i ktheu të dyshuarit në paraburgim.
Goditja ndaj drogës, ka ndihmuar gjatë viteve Turqinë të merret me narkoterrorizmin, ose fitimet për grupet terroriste nga tregtia e paligjshme.