Fatih Erkan Doğan,Muhammed Ali Gürtaş
28 Dhjetor 2016•Përditësim: 28 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) – Përditësimi i Unionit Doganor mes BE-së dhe Turqisë në të cilin do të përfshihen shërbimet e bujqësisë dhe prokurimit publik është varianti më i përfolur në tavolinën e bisedimeve, deklaroi të mërkurën ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybekci, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një bashkëbisedim me gazetarët rrugës për në Etiopi, ku do të qëndrojë për vizitë zyrtare, Zeybekci tha se alternativa e përditësuar në masë të madhe do të rrisë Prodhimin e Brendshëm Bruto(PBB) të Turqisë.
“BE dhe Turqia kanë institucione të pavarura të cilat u mundësojnë bërjen e analizave për vlerësimin e ndikimit në këtë temë, ndërsa rezultatet e alternativës së dytë janë pozitive për të dyja palët", tha Zeybekci.
Duke vënë në dukje se janë gjithsej katër alternativa për përditësimin e marrëveshjes doganore, Zeybekci tha se modeli i parë përfshinë përditësimin me një gamë të kufizuar të prodhimeve bujqësore.
"Alternativa e dytë është përditësimi i marrëveshjes me një gamë të plotë të produkteve bujqësore, shërbimeve dhe furnizimeve publike, si dhe të fitohet një vend në mekanizmin e vendimmarrjes gjatë marrëveshjeve me vendet e treta”, tha mes tjerash Zeybekci sipas të cilit varianti i dytë do ti jepte një shtytje PBB-së së Turqisë me rritje prej 2 për qind në vit deri në vitin 2023.