Satuk Buğra Kutlugün
08 Nëntor 2016•Përditësim: 09 Nëntor 2016
ANKARA (AA) – Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım u ka bërë thirrje shteteve të Evropës të forcojnë luftën e tyre kundër PKK-së, të cilën e ka akuzuar se “helmon të rinjtë me drogë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një fjalim të tij para deputetëve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në Parlament, Yıldırım tha se dilerët e drogës si destinacion kryesor kanë Evropën.
“U bëjë thirrje miqve tanë evropianë të ndalojnë së prekupuari me procesuimet ligjore në Turqi dhe të përqendrohen në luftën kundër PKK-së dhe shpërndarësve të saj të drogës të cilët helmojë rininë me drogë”, tha Yıldırım sipas të cilit, destinacioni kryesor i drogës është Evropa dhe të rinjtë e saj.
Kryeministri turk tha se PKK në Turqi përfiton rreth dy miliardë dollarë në vit vetëm nga shitja e drogës.
Trafikimi i paligjshëm i drogës është burimi kryesor financiar për grupet terroriste, duke përfshirë këtu edhe PKK-në, flasin të dhënat e një raporti të Ministrisë së Brendshme turke në të cilin Anadolu Agency kishte qasje.
Në raportin e narko-terrorizmit thuhet se organizata terroriste PKK është aktive në të gjitha fazat e trafikimit të drogës, duke përfshirë prodhimin, shpërndarjen dhe shitjen.
Për PKK-në thuhet se prodhon heroinë në laboratoret e saj në kampet që ka në veri të Irakut, dhe të njëjtën e shet më vonë në Evropë, përmes anëtarëve të saj që ka në Evropë.
Përveç drogës sintetike, PKK prodhon dhe kontrabandon edhe drogën kanabis dhe hashash, thuhet në raport.