Vesna Besiç
06 Dhjetor 2016•Përditësim: 07 Dhjetor 2016
SARAJEVË (AA) – Me urdhër të Prokurorisë së Bosnjë e Hercegovinës (BeH) janë arrestuar tetë persona të dyshuar për krime lufte në rajonin e Prijedorit, raporton Anadolu Agency (AA).
“Të dyshuarit i janë nënshtruar një hetimi për shkak të arrestimeve të paligjshme dhe vrasjes së 120 personave, burra dhe të rinj të nacionalitetit boshnjak nga vendi 'Miska Glava' që kanë ndodhur në verë të vitit 1992”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Duke vepruar me urdhër të Prokurorit nga departamenti i Posaçëm për krime lufte, mëngjesin e sotëm në rajonin e Prijedorit janë arrestuar Slobodan Taranjac (1956), Miodrag Glushac (1960), Ranko Babiç (1952), Marinko Prashtalo (1963), Ranko Doshenović (1960), Zdravko Paniç (1959), Trivo Vukiç (1966) dhe Millan Vukiç (1951).