Agim Sulaj
31 Tetor 2021•Përditësim: 01 Nëntor 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit një person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.977, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 13 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 160.762.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 2.138 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.269.887 teste.
Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 20 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 157.346 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 439.