Fatjon Cuka
21 Maj 2026•Përditësim: 21 Maj 2026
Në Shqipëri është hapur panairi mbi industrinë automotive "Automotive Fair Albania", raporton Anadolu.
Ceremonia e hapjes së panairit është mbajtur në Sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë, me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme.
Edicioni i katërt i këtij panairi do të zhvillohet në datat 21–24 maj, ndërsa do të organizohen edhe evente të tjera në kuadër të tij.
Automjetet e markave të ndryshme, pjesët automjeteve si dhe aksesorët e ndryshëm do të ekspozohen gjatë ditëve të panairit.
Pjesë e panairit do të jetë edhe ekspozita e mjeteve historike "Retro", ku vizitorët do të njihen nga afër me automjetet e vjetra historike.
Gjatë ditëve të panairit, përveç aktiviteteve të ndryshme, do të prezantohen risitë e fundit industrinë automotive.
Panairi organizohet nën kujdesin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor të Shqipërisë, me mbështetjen e disa ministrive dhe Bashkisë së Tiranës.