Stipe Majic
24 Mars 2021•Përditësim: 24 Mars 2021
Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 20 viktima dhe 1.891 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Mbrojtja Civile njoftoi se numri i rasteve aktive në Kroaci është 7.600. Prej tyre, 1.038 pacientë janë në spital, përfshirë 99 në respiratorë.
"Që nga 25 shkurti i vitit 2020 kur u regjistrua rasti i parë me COVID-19, në Kroaci janë regjistruar 260.636 raste me koronavirus, nga të cilët 5.828 e kanë humbur jetën dhe 247.208 janë shëruar, përfshirë 665 në 24 orët e fundit", njoftoi Mbrojtja Civile.
Aktualisht 23.776 persona janë në vetizolim. Deri më tani janë testuar 1.495.041 persona, prej të cilëve 9.327 në 24 orët e fundit.