Samir Kajoševic
26 nëntor 2019•Përditësim: 26 nëntor 2019
Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç paralajmëroi nisjen e ministrave malazezë në Shqipëri për të konkretizuar ndihmën pas tërmetit shkatërrues në këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas llogarisë zyrtare të qeverisë në Twitter, Markoviç mëngjesin e sotëm ka folur me homologun e tij shqiptar Edi Rama dhe ofroi ndihmë gjithëpërfshirëse nga Mali i Zi.
"Markoviç dakordoi shkuarjen e ministrave malazezë në Shqipëri për konkretizimin e ndihmës", thuhet në njoftimin e qeverisë malazeze.