Kemal Zorlak
26 nëntor 2019•Përditësim: 26 nëntor 2019
Një tërmet me fuqi prej 5.4 ballë sipas shkallës së Rihterit sot në ora 10:19 ka goditur Bosnjë e Hercegovinën, më saktë rajonin Nevesinje, ndërsa është ndjerë edhe në kryeqytetin e Sarajevës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ueb faqen e Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (QSEM) thuhet se epiqendra e tërmetit është regjistruar 77 kilometra në jug të Sarajevës, saktë 11 kilometra në jugperëndim të Nevesinjes, në thellësi prej 10 kilometrash.
Tërmeti po ashtu është ndjerë edhe në Sarajevë.
Ky është një nga seritë e tërmeteve që sot në mëngjes janë ndjerë në rajon.
Sot në mëngjes rajonin e Durrësit e goditi një tërmet i fuqishëm prej 6.3 ballë sipas shkallës së Rihterit.