Ekip
19 Nëntor 2019•Përditësim: 20 Nëntor 2019
Anadolu Agency (AA) është duke ndjekur nga afër përleshjet dhe zhvillimet në rajonin autonom të Kinës, Hong Kong, ku vazhdojnë protestat kundër projektligjit që lejon ekstradimet në Kinë.
Rrugët kryesore të qytetit janë mbyllur nga ana e protestuesve ndërsa qendra gjigante e financave është shndërruar në fushëbetejë për shkak të protestave. Mbetet e paqartë se edhe sa do të zgjasë dhuna dhe kaosi në vend.
Anadolu Agency (AA) është duke ndjekur nga afër përleshjet dhe zhvillimet në rajonin autonom të Kinës, Hong Kong, ku vazhdojnë protestat kundër projektligjit që lejon ekstradimet në Kinë. Rrugët kryesore të qytetit janë mbyllur nga ana e protestuesve ndërsa qendra gjigante e financave është shndërruar në fushëbetejë për shkak të protestave. Mbetet e paqartë se edhe sa do të zgjasë dhuna dhe kaosi në vend. ( Miguel Candela Poblacion - Anadolu Agency )
Protestuesit organizohen në grupe të vogla duke mos lëvizur brenda një rendi dhe planifikimi specifik. Ata në zona të caktuara përleshen me forcat e sigurisë duke hedhur koktej molotovi dhe gurë.
AA e cila që nga dita e parë është në rajon vazhdon të raportojë lidhur me zhvillimet.