Ayhan Mehmet
19 Nëntor 2019•Përditësim: 20 Nëntor 2019
Në kryeqytetin e Greqisë, Athinë 18 familje të emigrantëve të parregullt që jetojnë në çadrat jashtë kampit të emigrantëve Eleona, luftojnë për mbijetesë pa ushqim, ujë dhe energji elektrike, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kryeqytetin e Greqisë, Athinë 18 familje të emigrantëve të parregullt që jetojnë në çadrat jashtë kampit të emigrantëve Eleona, luftojnë për mbijetesë pa ushqim, ujë dhe energji elektrike. Emigrantët e parregullt në mesin e të cilëve ka gra dhe fëmijë po luftojnë për mbijetesë në kushte të vështira, sidomos me uljen e temperaturave në Athinë ku kohë pas kohe ka edhe reshje shiu. ( Ayhan Mehmet - Anadolu Agency )
Emigrantët e parregullt në mesin e të cilëve ka gra dhe fëmijë po luftojnë për mbijetesë në kushte të vështira, sidomos me uljen e temperaturave në Athinë ku kohë pas kohe ka edhe reshje shiu.
Afgani 30 vjeçar Muhammed Cevad tha se jeton jashtë kampit Eleona që prej dy muajsh, ku kushtet janë shumë të këqija dhe se problemi më i madh është mosgjetja e ushqimit.
Cevad thotë se disa familje jetojnë jashtë kampit që prej 4 muajsh. "Këtu ushqim u jepet vetëm atyre që qëndrojnë në kamp. Neve nuk na japin. Nevojat tona për ushqim i plotësojmë nga një kishë që ndodhet në qendër dhe që shpërndan ushqim për të pastrehët", shtoi Cevad.
"Neve na thonë gjithmonë që duhet të presim"
Pasi shpjegoi se një zyrtar i ka vizituar ata pas shiut intensiv javën e kaluar, Cevad tha: "Neve na thonë gjithmonë që duhet të presim. E pyetëm zyrtarin se ‘në kamp ka vend për 18 familje, përse jemi ende jashtë‘. Askush nuk na jep përgjigje të qartë vetëm na thuhet se duhet të presim".
Gjithashtu edhe Lëvizja Kundër Racizmit dhe Kërcënimit Fashist (KEERFA) në një deklaratë ka tërhequr vëmendjen lidhur me vështirësitë që po kalojnë familjet në fjalë.
"Këta njerëz duan të jetojnë në kamp, jo në çadra. Qeveria dhe Bashkia e Athinës duhet të gjejnë menjëherë zgjidhje këtij problemi. Këta njerëz përballen çdo ditë me rrezikun për t'u shtypur nga automjetet që kalojnë në rrugë", thuhet në deklaratën e KEERFA.