Sayed Khodaiberdi Sadat
15 Shkurt 2021•Përditësim: 16 Shkurt 2021
KABUL (AA) – Shtatë terroristë të DEASH-it u neutralizuan në një operacion në Nangarhar, të provincës lindore të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyra e guvernatorit në Nangrahar deklaroi se operacioni kundër pjesëtarëve të organizatës terroriste DEASH u krye në qytetin Jalalabad.
Deklarata thekson se shtatë terroristë ishin neutralizuar, duke përfshirë të ashtuquajturit udhëheqës të organizatës dhe se janë sekuestruar sasi të mëdha armësh dhe municioni.