Tufan Aktaş
11 Tetor 2021•Përditësim: 12 Tetor 2021
Në Afrikë ka shkuar në mbi 214 mijë numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit "Worldometers", e cila përpilon të dhënat më të fundit mbi pandeminë, numri i rasteve me COVID-19 në Afrikë është rritur në 8.464.002
Në kontinent, numri i vdekjeve ka arritur në 214.480, ndërsa numri i të shëruarve shkoi në 7.771.981.
Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, pasuar nga Maroku, Tunizia dhe Etiopia.
Ndërkohë, numri më i madh i vdekjeve nga virusi është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Tunizi dhe Egjipt.
Sipas të dhënave të Qendrës Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Afrika CDC), 200 milionë doza vaksine janë dërguar në kontinent, ndërsa janë aplikuar 153 milionë doza.