Abdu Abdelkhrim Saleh,Afra Aksoy
20 Tetor 2016•Përditësim: 20 Tetor 2016
ADDIS ABABA (AA) - Organizata e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar bëri të ditur se ka arritur në 12 milionë numri i refugjatëve në Afrikë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Komiteti të Kryqit të Kuq, Peter Maurer në një konferencë për media në kryeqytetin Adis Abeba të Etiopisë tha se shkaqet themelore të migrimit të brendshëm në kontinentitn e Afrikës janë konfliktet e armatosura.
Ai tha se numri i refugjatëve në Afrikë ka arritur në 12 milionë ndërsa në Këshillin e Paqes dhe Sigurisë së Unionit Afrikan ka paraqitur raportin në lidhje me pengesat për zbatimin e marrëveshjes (Kampala) të Unionit Afrikan për mbrojtjen e migrantëve të brendshëm.