Tufan Aktaş
16 Gusht 2021•Përditësim: 16 Gusht 2021
Në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 184 mijë numri i viktimave nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, numri i rasteve me COVID-19 në gjithë kontinentin është rritur në 7.331.329, numri i viktimave në 184.062 ndërsa numri i të shëruarve në 6.434.678.
Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Egjipt dhe Etiopi. Ndërkohë, shifra më e lartë e vdekjeve nga virusi është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Tunizi dhe Egjipt.
Sipas të dhënave nga Qendra Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Afrika CDC), deri më tani në kontinent janë dërguar 113.8 milionë doza të vaksinës. Në kontinent, ku prodhohen afërsisht 77.3 milionë vaksina, përqindja e të vaksinuarve plotësisht është 1.75 për qind.