Islam Uddin
25 Prill 2026•Përditësim: 25 Prill 2026
Kina ka lëshuar me sukses një satelit pakistanez të vëzhgimit të Tokës nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve Taiyuan në provincën Shanxi të Kinës veriore, transmeton Anadolu.
Siç raportoi media shtetërore Xinhua, sateliti, i quajtur PRSC-EO3, u lëshua në hapësirë nga një raketë Long March-6 në orën 20:15 (1215 GMT). Sipas raporteve zyrtare, ai hyri me sukses në orbitën e planifikuar.
Ky lëshim përfaqëson misionin e 640-të të serisë së raketave Long March, një komponent kyç i programit hapësinor në zgjerim të Kinës.
Sateliti PRSC-EO3 pritet të mbështesë kapacitetet e Pakistanit në vëzhgimin e Tokës, duke përfshirë monitorimin e burimeve natyrore, menaxhimin e fatkeqësive dhe ndryshimet mjedisore.
Ndërkohë, Komisioni i Hapësirës dhe Kërkimit të Atmosferës së Sipërme të Pakistanit (SUPARCO) e përshkroi lëshimin e satelitit vendas EO-3 si një arritje të rëndësishme në përpjekjet e Pakistanit për vetë-mjaftueshmëri teknologjike, duke theksuar se ai do të përmirësojë kapacitetet në planifikimin urban, menaxhimin e fatkeqësive, sigurinë ushqimore dhe monitorimin mjedisor.
Sipas ushtria pakistenze, sateliti pritet gjithashtu të kontribuojë në ndërtimin e një sistemi të integruar të vëzhgimit të Tokës që mbështet prioritetet e zhvillimit kombëtar.
Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, vlerësoi përpjekjet e shkencëtarëve dhe inxhinierëve të SUPARCO-s dhe pranoi mbështetjen e vazhdueshme të Kinës në avancimin e programit hapësinor të Pakistanit.